Sot hedhet shorti i Kupës së Botës 2026, e cila për herë të parë do të mbahet në tri shtetet: Amerikë, Kanada dhe Meksikë.
Për herë të parë, në një short të tillë do të përmendet Kosova dhe Shqipëria – pasi dy shtete mike do të luajnë në play-off.
42 shtete deri tani kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin më madhor të futbollit, kurse gjashtë prej tyre pritet të konfirmohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Shorti hedhet sot nga ora 18:00 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë që Kosova luan në play-off ndaj Sllovakisë dhe në rast se fiton, e pret në shtëpi fituesin e ndeshjes Rumani – Turqi.
Kurse Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë dhe ndaj fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...