Mesfushori italian, Claudio Marchisio, mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.
Marchisio, një idol i madh i tifozëve të Zonjës së Vjetër, për shkak të kontributit të tij për klubi, si dhe është produkt i akademis së klubit, gjë që e bënë edhe më legjendë futbollistin italian.
30 vjeçari në këtë sezon nuk po arrin të ketë edhe shumë minuta në formacionin bazë të Allegrit, dhe kjo ka revoltuar atë.
Trajneri Massimiliano Allegri e ka preferuar Stefano Sturaron në javët e fundit, duke ia dhënë mundësinë atij të luajë nga fillimi kundër Torinos në vend të Marchisios.
Bashkëshortja e Marchisios, Roberta Sinopoli, e ka shfaqur zemërimin e saj në Instagram, duke shkruar: “Toleranca e arrin kufirin e respektit të ndërsjellë, por kur ta kalojë, atëherë transformohet”. /arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026