Shkëndija do ta pret Tottenhamin në Maqedoni në rrethin e tretë të Europa Ligës
Klubi shqiptarë nga Maqedonia Veriore fitoi sonte si mysafirë i Botosanit në Rumani, derisa Tottenham arriti një fitore të vështirë në Bullgari kundër Lokomotiv Plovdiv.
Tottenham sot fitoj vetëm pasi që Lokomotivës ju përjashtua dy lojtarë me të kuq.
Bullgarët kaluan të parët në epërsi në minutën 71-të, por gjashtë minuta më vonë do të shkaktohej penallti nga skuadra bullgare dhe direkt me të kuq do të ndëshkohej Dinis Almeida.
Për me keq, skuadra bullgare do të mbetej me 9 lojtarë, ku do të përjashtohej edhe Birsent Karagaren.
Harry Kane do të shënonte gol në minutën e 80-të kurse rezultati do të përmbysej në minutën e 85-të me një gol të Ndombele.
Pas kësaj ndeshje, javën tjetër Tottenham do të udhëtoj në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me Shkëndijen. /GazetaExpress/
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C