Real Madridi e ka nisur vitin për mrekulli duke shënuar fitore bindëse me rezultat 5-1 ndaj Real Betisit në ndeshjen e 19-t në La Liga.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku Gonzalo Garcia realizoi në minutën e 20-të për 1-0, pas një asistimi në Rodrygos, shkruan Arbresh.info.
Pas 50 minutash lojë, Gonzalo Garcia realizoi një supergol për rezultatin 2-0.
Derisa gjashtë minuta më vonë u thellua edhe më shumë epërsia kur realizoi Raul Asencio. Betisi u rikthye në lojë pas dhjetë minutash ku realizoi për 3-1 me një gol të bukur të Cucos.
Por Reali, nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 82-të, Gonzalo Garcia me një tjetër gol të bukur me thembër kompletoi hattrickun dhe e dërgoi rezultatin në 4-1.
Krejt në fund, Fran Garcia realizoi për 5-1 dhe e vulosi fitoren e thellë dhe të parën për këtë vit për Real Madridin.
🏁 FP: @RealMadrid 5-1 @RealBetis
⚽ 20′ @gonzalo7garcia_
⚽ 50′ @gonzalo7garcia_
⚽ 56′ @RaulAsencio_17
⚽ 66′ C. Hernández
⚽ 82′ @gonzalo7garcia_
⚽ 90’+3′ @Frangarcia_11
👉 @Emirates pic.twitter.com/W0kLuS8KaH— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 4, 2026
Pas 19 ndeshjeve, Reali është i dyti me 45 pikë, katër më pak se Barcelona.
Madrilenët në mesjavë do të udhëtojnë për në Arabi Saudite ku do të luajnë turneun e Superkupës së Spanjës./Arbresh.info
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës