Largimi i Nuno Espírito Santos nga drejtimi i Al-Ittihadit ndoshta u shkaktua nga një debat me Benzeman në humbjen në Bagdad, kundër Al-Quwa Al-Jawiya, 0-2, në Ligën e Championsit Aziatik. Pikërisht nga prishja marrëdhënies me trajnerin e la në pozitë shumë të brishtë portugezin.
Gazeta saudite Al-Riyadiyya zbulon këtë të mërkurë përmbajtjen e diskutimit që u zhvillua në pjesën e parë, kur skuadra po humbte 0-1. Nuno Espírito Santo kritikoi sulmuesin francez: “Ti je një lojtar i madh, por dukesh pak dembel kur bëhet fjalë për të bërë presion ndaj kundërshtarit”.
Përgjigjja e francezit ishte: “Mos fol vetëm me mua, fol me gjithë grupin”, gjë që rriti pakënaqësinë e portugezit: “Ti je kapiteni, modeli për lojtarët e tjerë dhe lojtari më i rëndësishëm, duhet të marrësh iniciativën dhe të jesh shembull për të gjithë.”
I njëjti burim thekson se Benzema ishte i pakënaqur prej disa javësh dhe tashmë kishte bërë që drejtuesit të ndienin se trajneri, i cili e udhëhoqi Al Ittihad drejt titullit sezonin e kaluar, tani nuk e kishte në kontroll skuadrën./ss
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...