Kontrata e fundit që Messi kishte nënshkruar me Barcelonën nuk duhej të zbukohej kurrë, pasi ishte konfidenciale. Tani të gjithë e kanë lexuar.
Mes shpërblimeve të rinovimit, bonuseve fikse, bonuseve të ndrysueshme apo të besnikërisë “ylli” argjentinas përfiton për 4 vite rreth 600 miionë euro. Mesatarisht 150 milionë në sezon.
Shumë apo pak, kjo është ajo për të cilën klubi dhe lojtari ranë dakord. Është ligji i ofertës dhe kërkesës. Ky ishte pakti që Barcelona nënshkroi për të mbajtur lojtarin më të mirë në botë, që të lumturonte tifozët.
Klubi me të ardhurat më të larta në botë mund ta përballonte këtë shpenzim. Të ardhurat që Messi i siguroi nga sponsorët, bluzat, biletat dhe imazhi i klubit u vlerësuan në më shumë se 200 milionë euro. Një marrëveshje “win-win”. Mirë për të, më mirë për Barçën. Momenti ishte delikat.
Në gusht 2017, nga Barça u largua Neymar. Në nëntor, Leo nënshkroi një kontratë që do të skadojë më 30 qershor 2021. Gjatë tri sezoneve të konsumuara tashmë, Barça ka fituar dy tituj të La Ligas dhe një Kupë të Mbretit. Messi, i vetëm, ka fituar dy Këpuca të Arta dhe Topin e Artë të gjashtë.
Kush do të kishte qenë më i interesuar që të përfundonte cikli i tyre në 2017? Cila skuadër shpresonte, verën e kaluar, që Leo të largohej pas dërgimit të burofaksit të famshëm? Kush është i interesuar tani që Messi të largohet në qershor, për t’iu bashkuar Inter Miamit ose PSG-së? Kush përfiton nga njollosja e imazhit të Barçës dhe largimi i Messit? Një gjë është e sigurt: në Madrid po fërkojnë duart./Express/
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...