Problemet me lëndimet janë arsyeja pse Neymar ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Al Hilal deri më tani.
Në 428 minutat që luajti për klubin nga Arabia Saudite, ai shënoi një gol dhe asistoi tri herë. Shuma zyrtare për të cilën ai fiton çdo vit është 100 milionë euro, por me të gjitha shpërblimet dhe marrëveshjet me klubin, besohet se kjo shumë është shumë më e lartë, jo 200 milionë euro siç thuhet shpesh, por që shkon në 120 milionë.
Pas kthimit në fushë pas më shumë se një viti pushim për shkak të një lëndimi në gju, asi brazilian pësoi një lëndim të ri që do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë.
Zhvillime të tilla u përdorën nga disa për të llogaritur se për çfarë saktësisht dhe sa e paguan Al Hilal te Neymar.
Nëse paga e tij është 120 milionë euro, dhe ai shënoi vetëm një gol dhe asistoi tri herë, është e lehtë të llogaritet se sa para merr nëse i shikoni këto statistika veç e veç.
Më interesante janë shumat që tregojnë se sa paguhet për çdo minutë të luajtur ose çdo prekje të topit.
Të ardhurat e Neymar në Al Hilal sipas 90min:
Për gol: 120 milionë euro
Për asistim: 40 milionë euro
Për ndeshje: 17.1 milionë euro
Për prekje të topit: rreth 306 mijë euro
Për minutë të luajtur: rreth 280 mijë euro. /Telegrafi/
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...