Galatasaray eliminoi Juvnetusin mbrëmë në play-offin e Ligës së Kampionëve pas vazhdimeve, ku ‘Zonja e Vjetër’ triumfoi 3-2, por ishte e pamjaftueshme për të kaluar tutje, duke ditur se turqit e fituan ndeshjen e parë me rezultat 5-2.
Paraqitje e Gallatës ishte zhgënjyese sidomos në kohën e rregullt, ku nga minuta e 48-të ishin me një lojtar më shumë në fushë, mirëpo Juvnetusi arriti t’iu shkaktojë probleme të mëdha duke ua vënë në pikëpyetje dhe kalimin tutje, shkruan Arbresh.info.
Por në vazhdime në skemë doli lojtari më i vlefshëm i turqve, sulmuesi nigerian Victor Osimhen.
Ai realizoi golin e parë të turqve dhe i dha goditje të fortë Juventusit. Derisa vulën e kualifikimit Baris Apler Yilmaz në minutën e 119-të.
Ajo se çfarë ra në sy ishte se pas golit të parë sulmuesi nigerian nuk festoi dhe për shumëkë kjo ishte e çuditshme.
Mirëpo sulmuesi i Galatasarayt ka treguar arsyejen pse nuk e bëri një gjë të tillë, pavarësisht golit me peshë që e shënoi.
“Pse nuk festova? Nuk kishte nevojë të festoja. Mendoj se është e rëndësishme të respektosh një njeri që e dua dhe që ka pasur një rol të rëndësishëm në karrierën time – padyshim që po flas për Luciano Spalletti”.
“Gjithashtu luajtëm keq, madje edhe me një lojtar më shumë, kështu që nuk kishte arsye për festë. Pashë gjithë ata njerëz duke duartrokitur Juventusin dhe e respektoj këtë. Megjithatë, jam shumë i lumtur me fitoren dhe kualifikimin tutje”, u shpreh sulmuesi nigerian.
Galatasaray në raundin e 1/8 së finales do të ketë punë me Liverpoolin ose Tottenhamin. Kjo do të vendoset nesër, pasi nga ora 12:00 zhvillohet shorti në Nyon të Zvicrës për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve./Arbersh.info
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...