Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Florianas me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Orges Shehi u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur, shkruan Arbresh.info.
“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja”, tha fillimisht ai.
Ai komentoi edhe dy golat e pësuar, si dhe shtoi se duhet të jenë me këmbë në tokë për ndeshjen e ardhshme.
“Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, u shpreh Shehi.
Ndeshja e kthimit luhet me 31 korrik në Maltë./Arbresh.info
Arbeloa habit me vendimin që mori pas fitores me Rayo Vallec...
Dallaveret me vota, kryesuesi i komisionit nga Malisheva nda...
Dështon transferimi i Matetas tek Milani
Ronaldo mbetet jashtë për ndeshjen e sotme, zbulohet arsyeja
KE: Nga Plani i Rritjes më së shumti përfituan Shqipëria dhe...
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli