Luke Shaw, mbrojtësi i Manchester United, ka treguar se ndien faj për shkarkimin e trajnerit Erik ten Hag, i cili aktualisht drejton ekipin gjerman Bayer Leverkusen.
Në një intervistë për The Athletic, Shaw ka thënë se lëndimet e shumta e kanë penguar që ta ndihmojë trajnerin.
“Në fund të sezonit nuk isha aty për të. Ndihesha keq, sikur e kam zhgënjyer. Kam qenë i lënduar pothuajse gjatë gjithë kohës dhe mendoja se i zhgënjeva të gjithë në klub”, është shprehur ai.
Shaw ka shtuar se sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierën e tij, pasi ka luajtur vetëm në dymbëdhjetë ndeshje. Ai e ka përshkruar si një sezon të tmerrshëm për shkak të një lëndimi të pazakontë që ka kërkuar trajtim dhe rehabilitim të gjatë.
“Do të doja ta harroja sezonin që shkoi. Gjërat vetëm sa përkeqësoheshin”, ka thënë ai.
Shaw tash shpreson të lërë pas problemet fizike dhe të kthehet në formën e tij më të mirë për sezonin e ri me Manchester United./rtk
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...