Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw ka thënë lëvdata të mëdha për bashkëlojtarin, Bruno Fernandes, i cili i ka befasuar të gjithë.
Fernandes iu bashkua “Djajve të Kuq” në afatin e janarit nga Sporting Lisbon dhe që nga transferimi i tij, gjiganti anglez është në formë të mrekullueshme, transmeton portali arbresh.info.
I këtij mendimi është edhe Shaw, i cili ka thënë se portugezi është lider në ndeshje dhe në dhomën e zhveshjes.

“Është i mrekullueshëm për ne. Gjëja më e çmendur është se nuk është që një kohë të gjatë, por ka sjell kualitet të madh në fushë dhe në dhomën e zhveshjes. Është lider për ne gjithashtu”, deklaroi ai.
Fernandes në pesë ndeshjet e para në Premierë Ligë ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me dy asistime, derisa ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shkurt në kampionatin anglez./arbresh.info.
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...