Komiteti i Garave ka konfirmuar një pezullim për yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, pasi protestat e tij i dhanë atij një karton të kuq gjatë barazimit 1-1 me Osasunan. Reprezentuesi anglez do të mungojë në dy ndeshje.
Los Blancos ishin ankuar me zë të lartë për vendimin, duke pretenduar se 21-vjeçari nuk e ofendoi gjyqtari. Në raportin e depozituar nga Jose Luis Munuera Montero, Bellingham është përjashtuar për mospajtim pasi është ankuar te gjyqtari dhe më pas i ka përfunduar ato ankesa me fjalën ‘f*** you’.
Si Bellingham ashtu edhe Carlo Ancelotti vunë re pas ndeshjes se ishte një ‘keqkuptim’ dhe se mesfushori yll kishte thënë ‘f*** off’ në vend të ‘f*** you’, me të parin që pretendoi se ishte një shprehje e zhgënjimit për veten e tij. Ndërkohë Ancelotti pretendoi se ‘f*** off’ nuk ishte fyese në anglisht, duke ndezur një debat absurd në mediat spanjolle gjatë ditëve në vijim.
? A vueltas con “fuck off” y “fuck you”… https://t.co/vSoPZZouDM
— MARCA (@marca) February 19, 2025
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës