Shaqiri për fanellat: Shpresoj që Puma të mos prodhoj kondoma

11:55 | 20 Qershor 2016
Arbresh Info

Pa gola, por katër fanella të grisura dhe një top i shpërthyer. Në paraqitjen që përfundoi 0-0 në Lille ndërmjet Francës dhe Zvicrës mbrëmjen e së dielës, një vëmendje të jashtëzakonshme morën fanellat e grisura të skuadrës zvicerane.

Mesfushori i ri i Arsenalit, Granit Xhaka është dashur të ndërrojë fanellën dy herë brenda ndeshjes derisa edhe Admir Mehmedi dhe Breel Embolo kërkuan gjithashtu ndërrimin e fanellës, e cila shqyhej lehtë.

Ylli i Stoke Cityt, kosovari Xherdan Shaqiri ka befasuar me deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Shpresoj që Puma të mos prodhoj kondoma”, tha mesfushori i kombëtares zvicerane./arbresh.info

ClYqYl4WAAAEOFE

Shpërndaje në rrjete sociale