Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës ka përfunduar baras me rezultat 1-1.
Pas ndeshjes, ylli kosovar, Xherdan Shaiqiri, i cili luan me fanellë të Zvicrës, ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës për ndeshjen e sotme.
Lexo edhe:
Shaqiri poashtu tha se e ka ëndërr që ndonjë herë ta veshë fanellën e “Dardanëve”, përcjell arbresh.info.
“Ndjenja ka qenë shumë speciale për mua sepse hera e parë kam luajtur kundër Kosovës, shtetit ku kam lindur. Ishte speciale me shikues që kishin stërmbushur stadiumin, dhe atmosferë fantastike”.
“Kosova ka luajtur mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër ekipeve tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë. I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara”.
“Normalisht, që e kam pasur ndërmend ta veshi fanellën e Kosovën dhe kam pasur ëndërr të luajë, por luajë për Zvicrës dhe jam krenar sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes time”.
“Kosovën e kam ekipin tim të preferuar dhe e përcjelli gjithmonë. Ky ishte barazimi më i ëmbël i karrierës time”, ka thënë Shaqiri. / arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...