Shaktar Donetsk ka arritur të fitojë një pikë ndaj Interit, derisa Ajax ka shënuar fitore ndaj Besitkas, dy ndeshje që u zhvilluan në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.
Shakhtar barazoi pa gola me Interin, ndeshje ku kishte raste të shumta, derisa Ajax triumfoi me rezultat komod 2 – 0 ndaj klubit turk, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Shakhtarit dhe Inter më shumë u zhvillua në mesfushë, ku dy skuadrat provuan të ndërtojnë aksione.
Raste shënimi kishin të dyja, por asnjëra nuk i konkretizoi rastet.
Më dominuese në posedimin e topit ishte skuadra e Inzaghit, derisa vendasit provuan përmes kundërzbritjeve nga sulmuesit e krahut.
Sidoqoftë, shkaku që nuk u finalizuan aksionet, ndeshje u mbyll rezultat 0 – 0.
Me këtë barazim, Shkahtar renditët në fundin e grupit B me një pikë, aq sa ka edhe Inter një pozitë më lartë.
Ndërkohë, Ajax ka shënuar fitoren e radhës ndaj Besiktasit (2 – 0).
Ishte Berghuis që kaloi Ajaxin fillimisht në epërsi pas një harkimi nga Tadic (17′).
Ndërsa, golin e dytë që rezultoi i fundit në këtë ndeshje e shënoi Sebastian Haller pas një asistimi të Berghuis (43′).
Në pjesën e dytë, dy skuadrat provuan, por assesi nuk e gjetën rrugën drejt golit.
Me këtë fitore, Ajax vazhdon të jetë lider me gjashtë pikë, derisa Besiktas qëndron në fund pa pikë.
Kiara dhe Luizi më të dashuruar se kurrë shfaqen në pushime
Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të
Estevao: Do të garoj për Topin e Artë me Yamalin dhe Masta...
Hamasi konsultohet për armëpushimin në Gaza
Ngritet aktakuzë për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdo...
Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit ...