Pas humbjes në ndeshjen e parë të fazës ‘Legends Stage’ në PGL Antwerp Major CS:GO, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin më të mirë në botë për momentin, FaZe.
Gara për vendin e parë dhe çmimet rreth 1 milion dollarë, po vazhdon në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, tani ekipet po mundohen të sigurojnë një vend në fazën tjetër ‘Champions Stage’, ku vetëm tetë ekipet më të mira do të mund të luajnë.
Pas humbjes nga ekipi Copenhagen Flames tani ekipi shqiptar mbanë serinë e ndeshjeve me rekord 0-1 (një humbje, asnjë fitore), siç e mbanë edhe ekipi FaZe i cili u mposht nga ENCE në ndeshjen e tyre të parë.
Ekipi shqiptar do të provoj të siguroj fitoren kundër ekipit FaZe, ku do të shohim kapitenin më të mirë shqiptar sinnopsy, kundër njërit nga kapitenët më të mirë të botës karrigan.
Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe ekipit numër një të botës FaZe do të zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 19:15, në formatin ‘Bo1’.
Super ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL, në platformat Twitch dhe Youtube.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...