Me fillim e eventit të Superkupës së Kosovës në basketboll, shënon edhe edicioni i ri për këtë edicion.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar orarin për eventin e parë i cili do të mbahet në qytetin e Prizrenit, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja mes kampiones së Kosovës në elitë. Trepçës dhe kampiones së Ligës së Parë, Bora shënon hapjen zyrtare të këtij sezoni.
Kjo ndeshje luhet të shtunën me fillim nga ora 17:00.
Kurse një tjetër duel luhet po atë ditë në mbrëmje mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit duke nisur në ora 20:00.
Dita e diel në program ka edhe dy çerekfinalet e tjera të këtij eventi.
Peja takohet Proton Cable Prizrenin, duel i cili nis nga ora 17:00.
Kurse, sfida e fundit që mbyll etapën çerekfinale është ajo mes Bashkimit dhe Golden Eagle Ylli.
Kujtojmë se nesër me fillim nga ora 11:00 tërhiqet edhe shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sezonin e kaluar tre trofetë më të rëndësishëm në vend i fitoi skuadra e Trepçës.
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...