Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, ka përmbyllur një sezon mbresëlënës me Napolin në Serie A 2024/25, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të vitit.
Me statistika të shkëlqyera, Rrahmani luajti një rol kyç në suksesin e Napolit, që e çoi skuadrën drejt titullit.
Në 38 ndeshje, 29-vjeçari shënoi 1 gol dhe dha 3 asiste, duke treguar aftësi si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.
Sipas SofaScore, ai u vlerësua me notën mesatare 7.27, me 4.82 duele të fituara për ndeshje (62.0%) dhe 3.37 duele ajrore të fituara (69.6%).
Rrahmani gjithashtu shkëlqeu në pasime (4.66 për ndeshje) dhe ndërhyrje (0.71), duke kontribuar në 18 ndeshje pa pësuar gol.
Në formacionin e sezonit, ai u rreshtua krah yjeve si Bastoni, Zaccagni, Lookman, Calhanoglu dhe Thuram.
Ky është një tjetër konfirmim i rritjes së Rrahmanit si një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe një krenari për Kosovën. /Telegrafi/
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...