Kapiteni i Barcelonës, Sergi Busquets pranon se i mungon Lionel Messi.
Messi u detyra të largohej nga klubi verën e kaluar kur Blaugranët nuk mund të përballonin për të nënshkruar me të një marrëveshje të re, pavarësisht se ai bëri gjithçka që mundi për të ulur pagën e tij, duke e lënë atë të bashkohej me Paris Saint-Germain. Gjërat nuk kanë shkuar siç duhen në Paris.
“Sigurisht që më mungon. Në fushë dhe jashtë saj”, tha Busquets për RAC1.
“Ajo që na dha, ajo që bëri, askush tjetër nuk e bëri. Ai bëri një ndryshim të madh. Pas kaq shumë vitesh, është normale t’i mungosh. Jam i sigurt që do t’i mungoj edhe unë”.
“Në fillim ishte e vështirë. Ishte një tronditje edhe për ne. Ne jemi ende këtu, por imagjinoni atë për të. Ndryshimi i qytetit, ndryshimi i ekipit, ndryshimi i stilit.
“Kur nuk fiton, nuk je i lumtur. I uroj më të mirat. Do të doja që Leo të kthehej, por e di që është shumë e vështirë. Ai ka një kontratë, si u largua…”.
“Nëse Xavi do t’I thoshte se dyert janë të hapura, më imagjinoni si mikun dhe shokun e tij të skuadrës. Unë do t’i jepja atij shiritin. Ai ka gjithmonë admirimin dhe respektin tim”, përfundoi Busquets./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...