Serge Aurier me “raketë” i jep epërsinë Tottenhamit

21:52 | 4 Janar 2019

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Tottenhami, Serge Aurier ka shënuar një gol vërtetë të bukur në minutën e 39′ të ndeshjes së tyre në FA Cup kundër Tranmeres për të nisur në formë eksplozive rrugëtimin e tyre në FA Cup.

Aurier dha më të mirën e tij nga kjo mundësi e rrallë si startues mbrëmjen e sotme (e premte) duke shënuar një super gol, transmeton portali arbresh.info.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë është si një zëvendësues i heroit të Anglisë në Kampionatin Botëror, Kieran Trippier, dhe talentit të ri Kyle Walker Peters.

Ish ylli i PSG-së e bëri goditjen e tij nga një distancë prej 25 metrave dhe topi në fund përfundoi në qoshe të këndit lartë duke lënë portierin e Tranmeres të pa lëvizur.

Tottenhami qëndron në pozitën e tretë në Premierë Ligë dhe në gjysmëfinale të Carabao Cup dhe tani ata janë një hap para për të avancuar në fazën tjetër të FA Cup./arbresh.info/

Shikoni golin e tij më poshtë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara