Mbrojtësi serb, Branislav Ivanovic ka deklaruar se Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe se do të jetë tepër e vështirë që të ndalet ai në ndeshjen e së dielës që do të luhet në Lisbonë.
Portugalia dhe Serbia do të luajnë të dielën për kualifikimet për Euro 2016. Portugalia radhitet në vendin e 2-të në grupin 1, me gjashtë pikë nga tre ndeshje të zhvilluara, një pikë më pak se lideri Danimarka që ka një ndeshje më tepër të zhvilluar, përderisa Serbia ka vetëm një pikë nga tre ndeshje të zhvilluara, dhe patjetër i duhet fitorja që të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
“Kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme, ndoshta ndeshja vendimtare për të mbetur ende në lojë, ngase ne kemi pritur që të kemi më tepër pikë nga këto tre ndeshje dhe jo vetëm një,” deklaroi Ivanovic për mediat serbe.
Mirëpo Ivanovic e di se nuk do të jetë e lehtë për ta që të përballen me Ronaldon. “Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe nuk është e lehtë që ta ndalosh atë. Që të konsideroheni më miri, ju duhet ta dëshmoni atë çdo ditë, dhe Ronaldo është duke e bërë këtë. Do të jetë tepër e vështirë që ta ndalim, por besoj që kemi kualitete për ta ndalur atë,” deklaroi Ivanovic.
Kapiteni i Serbisë nuk e përjashtoi mundësinë e befasimit të Portugalisë në Lisbonë, duke e mposhtur atë.
“Portugalia është skuadër tepër e fortë, por humbja që pësoi nga Shqipëria e dëshmon se edhe Portugalia mund të mposhtet.”
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...