Kombëtarja e Zvicrës do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të fazës grupore ndaj kobëtares së Serbisë në Baltik Arena të Kaliningradit.
Stadiumi i vendosur në enklavën ruse mes Polonisë dhe Lituanisë do të presë një stadium të stërmbushur për sfidën përcaktuese të Grupit E të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
Pas fitores së Brazilit, edhe qasja taktike e skuadrave do të ndryshojë, pasi Zvicra në pozitën e tretë me një pikë do të kërkojë fitore për t’u barazuar me Brazilin që ka katër pikë në vendin e parë.
Zvicra arriti një barazim të mrekullueshëm ndaj Brazilit duke qëndruar tash e tri ndeshje pa pësuar humbje.
Nga fillimi i takimit pritet të luajnë të katër shqiptarët e Zvicrës, të cilët performuan edhe ndaj Brazilit.
Formacioni i Zvicrës: Sommer; Lichtsteiner, Schär, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Dzemaili, Zuber; Seferovic.
Formacioni i Serbisë: Stojkovic; Ivanovic, Milenkovic, Tosic, Kolarov; Matic, Milivojevic; Tadic, Milinkovic-Savic, Kostic; Mitrovic.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim