Joao Felix vazhdon të rris reputacionin e tij për shkak se ylli i talentuar i Benficas ka shënuar hat-trick këtë mbrëmje në ndeshjen në kuadër të Evropa Ligës kundër Eintracht Frankufrit.
19-vjeçari, i cili është përfolur për transferim te top skuadrat evropian si Real Madrid, Manchester City dhe Juventusi, ka shënuar tri herë në takimin e parë në kuadër të çerekfinaleve në Lisbon, transmeton portali arbresh.info.
19-vjeçari ka shënuar 10 herë në ligë për Benfican këtë sezon, por kishte njërën nga performancat më të mira si një profesionist këtë të enjte në futbollin evropian.
Talenti i ri portugez finalizoi hat-trick’un në minutën e 54′ të ndeshjes.
Ai u bë lojtari më i ri (19 vjeç dhe 153 ditë) që shënon hat-trick në UEFA Evropa Ligë që nga Sergio Aguero (19 vjeç dhe 124 ditë) me golat e tij për Atleticon kundër Kayseri Erciyessportit në tetor të vitit 2007.
Felix u bë lojtari më i ri që shënon hat-trick që kur Kupa UEFA u riemërua në Evropa Liga para sezonit 2009/10.
Benfica nis ndeshjen e ardhshme në Frankfurt me një avantazh prej dy golave me fitoren 4 me 2 sonte./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...