Me kalimin te Genoa në Itali, Lasse Schone i ka dhënë fund shtatë viteve qëndrim te Ajaxi.
Schone është transferuar për dy sezone te Genoa, e cila i shpëtoi dëbimit nga Serie A sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Golaverazhi më i mirë se i Empolit e shpëtoi skuadrën duke mbetur në nivelin më të lartë të futbollit italian.
Gjatë shtatë sezoneve te Ajaxi, ku u transferua nga NEC në vitin 2012 falas, Schone bëri 286 paraqitje.
Reprezentuesi danez realizoi 64 gola dhe krijoi 54 asistime.
Schone ishte transferuar në Amsterdam si një mesfushor, por eventualisht kaloi në pozitën e djathtë si anësor.
Pas Frenkie de Jong (Barcelona) dhe Matthijs de Ligt (Juventus), Schone është lojtari i tretë që largohet nga Ajaxi këtë verë./arbresh.info/
Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C