Rivaliteti mes Atletico Madrid-it dhe Real Madrid-it gjithmonë ka qenë në nivelin e lartë dhe për “Los Rijoblancos” është më e madhe.
Real-i është afër që të fitojë La Liga-n, ngase i duhen vetëm dy pikë, mirëpo ka shumë reagime që “Los Blancos” ndihmohen nga VAR, transmeton portali arbresh.info.
Por, kështu nuk mendon mesfushori i Atletico-s, Saul Niguez, i cili e ka mbrojtur rivalin lokal.

Spanjolli beson se nëse Real Madrid-i e fiton La Liga-n është sepse e meritojnë dhe kanë një sezon të kompletuar.
“Nëse Real Madrid e fiton La Liga është sepse e meritojnë, jo shkaku i VAR-it”.
“Liga gjithmonë është fituar nga skuadra e cila ka qenë më e mirë për një kohë të gjatë dhe mendoj se Real Madrid ka pasur një sezon të kompletuar”, deklaroi ai.
Nëse, “Mbretërit” nesër fitojnë ndaj Villarreal-it, atëherë do jenë kampion për edicionin 2019/20./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër