Disfata e Chelseas në FA Kupë kundër Manchester United duhet t’i jap fund Maurizio Sarrit.
Kështu beson ish sulmuesi i “Bluve” – Chris Sutton, i cili mendon se italiani duhet të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Ishte një tjetër performancë e dobët nga skuadra e Sarrit derisa vuajtjet vazhdojnë të rriten në Stamford Bridge për të. Nga ana tjetër, kjo ishte një përgjigje perfekte nga Man United që me sukses arriti të rikthehet nga disfata e pësuar në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germainit.
I pyetur nga Mark Pugatch mbrëmjen e së hënës nëse disfata kundër Man United është pika e fundit për Sarrin, Sutton tha:
“Kështu besoj. Kam thënë se pronari [Roman Abramovich] do të mendoj ‘a do të jemi në top katërshe?'”
“‘A mund të shkoj në ndeshjen kundër Manchester Cityt me besim? Sigurisht se jo'”
“A do t’i fus ai të gjitha vezët në shportën e Evropa Ligës kur ky trajner nuk mund t’i motivoj lojtarët? Jo”, përfundoi Sutton./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...