Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, i lavdëroi tre golashënuesit – Cristiano Ronaldon, Paulo Dybalan dhe Douglas Costan – për aftësitë e tyre individuale, që, sipas Sarrit, ia dhuruan bardhezinjve fitoren kundër Genoas.
Supergolat e shënuara nga Ronaldo, Dybala dhe Costa bënë që Juventusi të kalojë me katër pikë epërsi në krye të tabelës së Serisë A, pas fitores të së martës me rezultat 3:1 kundër Genoas.
Dybala e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një gol të bukur individual në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa Ronaldo e dyfishoi epërsinë gjatë minuta më vonë përmes një goditjeje të bukur nga largësia.
Costa, i cili hyri në lojë nga stoli, pastaj e çoi rezultatin në 3:1 përmes një goli po ashtu të bukur. Këto gola bënë që Sarri t’ua japë meritën për fitore aftësive fenomenale të lojtarëve.
“Në pjesën e dytë ne e morëm epërsinë falë lojtarëve tanë sepse ne shënuam gola nga tri aksione të mrekullueshme përmes tre lojtarëve të shkëlqyeshëm”, ka thënë Sarri.
“Supergoli individual i Dybalas, gjuajtja e mrekullueshme e Ronaldo, e mrekullueshme shkaku i saktësisë dhe fuqisë, dhe prekja e jashtëzakonshme nga Douglas Costa…”
“Kështu ne e zgjidhëm ndeshjen, falë individëve dhe aftësive fenomenale të tyre”.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...