Santosi largohet nga Portugalia

11:26 | 13 Dhjetor 2022
K.B

Fernando Santos më nuk do të jetë trajner i Portugalisë.

Sipas asaj që raportojnë mediumet portugeze të martën kanë raportuar se largimi i Santosit do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Mësohet se Santos ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Portugalisë për shkëputjen e kontratës, e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Portugalia është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Botës “Katari 2022”, ndërsa Santos është përballur me kritika të shumta pas humbjes 1:0 ndaj Marokut.

Po ashtu, Santos është fajësuar për eliminimin e Portugalisë, pasi në dy ndeshjet e fundit të turneut të Katarit e kishte lënë kapitenin Cristiano Ronaldo në stol.

Shpërndaje në rrjete sociale