Sandro drejt Premierligës

21:23 | 21 Janar 2016
M. A.
Pas minutazhës së vogël te Barcelona, Sandro pritet të largohet nga “Camp Nou”.
 Interesimit të Tottenhamit dhe Betisit për Sandron iu është bashkuar edhe skuadra tjetër angleze, Newcastle.

Sipas “The Guardian”, Newcastle dëshiron ta marrë si huazim me të drejtë blerje Sandron.

Negociatat mes klubeve thuhet se do të nisin shumë shpejtë, pasi që klubi bardhezi ka nevojë urgjente për përforcime, sepse gjendet para rënies nga elita e futbollit anglez.

 

Shpërndaje në rrjete sociale