Ylli anglez, Jadon Sancho mund të largohet nga klubi gjerman, Borussia Dortmund, në janar ose në fund të sezonit.
19-vjeçari erdhi në Bundesliga pasi kaloi në ekipet e moshave te Watfordi dhe Manchester City.
Te Dortmundi, Sancho e gjeti veten dhe nga transferimi i tij është bërë titullar i rregullt duke shkëlqyer me gola dhe asistime.
Forma e tij e lartë dhe cilësitë e treguara kanë bërë që Sancho të lidhet me një rikthim në Ligën Premier, ku po lidhet me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.
Sancho gjithashtu po pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi dhe gjatë dimrit apo verës së ardhshme mund të ketë ndonjë ofertë zyrtare për të shkruan Telegrafi.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, Sancho mund të largohet nga Dortmundi në kërkim të një sfide të re, por momentalisht nuk ka ndonjë destinacion të preferuar.
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës