Ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho nuk do të konsiderojë mundësinë për tu transferuar te Manchester United nëse nuk janë në Ligën e Kampionëve.
Sipas Sun, anglezi pritet të largohet nga gjiganti gjerman në verë, pasi një sezoni impresionues duke shënuar 17 gola dhe kontribuar me 19 asistime, transmeton portali arbresh.info.
United dhe Chelsea janë dy skuadrat favorite për ish-lojtarin e Manchester City-t.

Mirëpo, Liga e Kampionëve është faktori kryesor për të ardhmen e 20-vjeçarit.
Dy gjigantët anglez janë duke garuar për pozitën e katër në tabelë, mirëpo nëse njëra nuk arrin të kualifikohet, atëherë Sancho nuk do e konsiderojë mundësinë e transferimit te ajo skuadër./arbresh.info.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...