Trajneri i Marseille, Jorge Sampaoli ka bërë të ditur se ylli i skuadrës, Florian Thauvin mund të largohet në afatin kalimtar veror.
Sampaoli duke mbajtur një konferencë për shtyp u pyet për situatën e Thauvin, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij stinori, shkruan lajmi.net.
“Kam folur sot me Florianin, më ka thënë se ekziston një mundësi”, tha ai.
“Është në dorën e tij me kë flet dhe kë zgjedh. Është një lojtar në të cilin mbështetemi shumë, njëri nga më të mirët në skuadër”, tha Sampaoli.
“E di edhe ai, por në futboll trajnerët nuk i kontrollojnë këto gjëra, nëse Floriani merr vendim të largohet, do të jem falënderues ndaj tij që pata mundësinë për të punuar me një lojtar profesional si ai”, përfundoi Jorge Sampaoli.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...