Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani shpreson në një lojë pozitive në takimin miqësor kundër Danimarkës para ndeshjes tjetër tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve kundër Bullgarisë.
I pyetur rreth gjendjes brenda ekipit pas rikthimit pas katër muajsh, portieri kosovar ka thënë:
“Shumë mirë, shumë mirë sepse kemi pasur shumë kohë që nuk jemi parë dhe kemi kaluar shumë mirë këto dy ditë”, ka thënë fillimisht Ujkani në konferencën për shtyp, shkruan portali arbresh.info.
“Tash jemi duke u përgatitur për ndeshjen miqësore kundër Danimarkës që është një ndeshje shumë e madhe për neve kundër një kombëtare shumë të madhe”
“Shpresojmë të fillojmë menjëherë me një lojë pozitive edhe me hy prapa me mentalitetin tonë, me njohtë njëri-tjetrin prap, me marr sistemin e lojës si e lyp trajneri dhe besoj se jemi mirë duke u përgatitë”
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet mbrëmjen e së enjtes nga në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...