Samir Handanoviq tek Interi deri më 2020. Ky është plani i drejtuesve të Interit, të cilët kërkojnë ta blindojnë portierin e tyre i cili ka kontratë deri më 2019.
Handanoviq ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të zikaltërve në vitet e fundit dhe është ndër të paktët lojtarë që i ka shpëtuar revolucionit që Inter ka bërë ndër vite duke përforcuar skuadrën me shumë lojtarë kualitativ.
Para pak ditësh vet Handanoviq ka deklaruar që nuk është pishman që i është bashkuar Interit edhe pse ende nuk ka fituar asnjë trofe me zikaltërit.
Për reprezentuesin slloven kanë shprehur interesim skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester City, por ai pritet që të mbetet edhe për të paktën tre vite pjesë e ekipit nga Milano.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...