Mëngjesin e ditës së Krishtlindjes, salla sportive “Sportica”, “shtëpia” e klubit francez BCM Gravelines-Dunkerque, në veri të Francës, u përfshi nga flakët, u shndërruar në gërmadha.
Kujtojmë Gravelines-Dunkerque ka qenë kundërshtare e Trepçës këtë sezon në Fiba Europe Cup, shkruan Arbresh.info.
Zjarrfikësit nisën të hënën luftën me flakët.
Hervé Beddeleem, drejtori ekzekutiv i klubit, thotë se “gjithçka shkoi në tym: dhoma e stërvitjes, dhoma e lojërave, dhoma e bodybuilding, dhoma e pajisjeve dhe dhoma e akomodimit”. Vetëm ndërtesat administrative janë të sigurta, sipas gazetës galike BCM.
Sipas kryetarit të Gravelines, Bertrand Ringot, një problem teknik në kompleksin e notit shkaktoi flakët e para, megjithatë ai tha se “do të kryhet një hetim” për të përcaktuar me siguri shkakun.
Drejtori i përgjithshëm i formacionit galik, Romauld Coustre, tha se ishte “i shtangur” nga ajo që kishte ndodhur./Arbresh.info/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028