Mohamed Salah ka vazhduar traditën e tij për të postuar fotografi me familje para një peme të Krishtlindjes.
Ashtu sikurse tash e disa vite, Salah këto foto i shpërndan nëpër rrjetet e tij sociale, shkruan Arbresh.info.
Kjo foto e futbollistit gjithnjë bëhet lajm duke ditur përkatësinë e tij fetare dhe për këtë arsye ai vërshohet nga komentet.
Edhe këtë vit për disa orë mblodhi më shumë se 50,000 komente dhe mbi 500,000 pëlqime. Postimi i tij u shoqërua me një fjali.
“Urime Krishtlindjet”, ka shkruar, Salah.
Mirëpo, shumë persona e kanë sulmuar egjiptianin në komentet poshtë fotos, pasi Salah është i besimit islam, duke shkruar se ka bërë “haram”.
“Kush po të detyron ta bësh këtë?”, “Fshije këtë Mo!”, “Kjo duhet të jetë pjesë e kontratës së tij…”, “Për hir të Zotit, jo”, këto janë vetëm disa nga komentet e shumta negative.
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën