Talenti Bukayo Saka ka thënë se nuk mendon që është lojtari që e ka mbajtur Arsenalin këtë edicion.
19-vjeçari ka mahnitur të gjithë këtë edicion, me “Topçinjtë” që do zhvillojnë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ndaj Villarrealit, transmeton lajmi.net.
Saka ka thënë se nuk ndjen presion dhe që janë 11 lojtarë në ekip.
“Nuk ndjej presion. Gjithmonë kam pasur kurajën për të luajtur, të jem lojtari që shihet kur të gjithë kanë ulur kokat”.
“Nuk mendoj se jam lojtari që e mban Arsenalin. Në futboll, janë 11 lojtarë. Nuk mendoj të bëjë ndonjë gjë i vetëm. Është sport me skuadër”, deklaroi ai.
Ndeshja mes Villarrealit dhe Arsenalit nis në ora 21:00.
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...