Mbrojtësi, Bukayo Saka ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Arsenalin dhe nuk e ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në “Emirates”.
18-vjeçari ka qenë impresionues që prej kohës kur ka hyrë në formacionin e parë, sidomos pasi i zëvendësoi Kieran Tierney dhe Sead Kolasinac të cilët ishin të lënduar, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, arriti ta ruajë pozitën në formacionit të parë në ndeshjen kundër Newcastle, duke e lënë Kolasinac gjatë tërë ndeshjes në stol.
Anglezi ka thënë se të gjitha problemet lidhur me kontratën ia ka lënë prindërve dhe agjentit, ndërsa dëshiron të luajë futboll.

“Ia lashë ato gjëra agjentit dhe prindërve. E shijoj futbollin dhe luaj futboll. Jam duke u kënaqur nën urdhrat e trajnerit të ri, por do të shohim”, deklaroi Saka për Athletic.
Të interesuar për shërbimet e Sakas janë Manchester United dhe Liverpool./arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026