Ish trajneri i Milanos mendon se tek skuadrat e moshave të reja italiane ka shumë lojtarë me ngjyrë dhe të huaj, dukuri e cila po e dëmton futbollin italian.
Ish trajneri i Milanos i bëri këto deklarata pasi përcjelli kampionatin e të rinjve në Itali, kampionat që u fitua nga të rinjtë e Inter-it.
Sacchi i cili insiston në atë se nuk është racist, por se numri i madh i lojtarëve të huaj dhe atyre me ngjyrë po e dëmtojnë të ardhmen e futbollit italian.
“ Futbolli italian nuk ka të ardhme, pasi ka shumë lojtarë të huaj në skuadrat e të rinjve, ” deklaroi Sacchi për Gazzetta dello Sport. “Në skuadrat e të rinjve ka shumë lojtarë me ngjyrë”
“ Unë nuk jam racist, këtë e dëshmon edhe historia ime si trajner i Real Madrid-it dhe Milanos. Por të kesh skuadra me kaq shumë lojtarë të huaj nuk mendoj se është diçka e mirë për futbollin italian”.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë