Kombëtarja e Shqipërisë këtë vit dhuroi spektakël dhe emocione të shumta në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, do të “shkundët” dhe do të i dhuroi federatave të futbollit plotë 9.25 milionë euro për secilën federatë që kishte siguruar kualifikimin në evropian.
Përveç kësaj, çdo fitore të shënuar, federata arkëton 1 milion euro, ndërsa 500 mijë euro për një barazim, shkruan Arbresh.info.
Kësisoj, Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar plot 9.75 milionë euro nga pjesëmarrja e tyre në Euro 2024.
Kombëtarja e Shqipërisë, kishte shënuar humbje nga Kombëtares së Italisë, mirëpo duke arritur të thyej një rekord të Kampionatin Evropian, duke shënuar golin më të shpejtë në histori, (Nedim Bajrami sekondën e 23-të).
Ndërsa ndaj Kroacisë arritën një barazim, kurse ndaj Spanjës shënuan humbje me rezultat 0-1. /Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...