Ryan Giggs insiston se nuk është duke menduar për pozitën e Ole Gunnar Solskjaerit në Manchester United.
Giggs aktualisht është trajner i Uellsit dhe ka zbuluar se është i lumtur me rolin dhe ëndrra për të menaxhuar United aktualisht nuk ekziston, transmeton portali arbresh.info.
Kur është pyetur nëse është një ambicie e madhe për të për menaxhimin e Manchester United, Giggs tha:
“Jo, me të vërtetë jo”
“Nëse ndodhë, ndodhë. Nuk jam i sigurt për momentin, kam një punë të shkëlqyer te Uellsi. Nëse kjo do të ishte puna e ime e fundit atëherë unë do të isha i lumtur”
“Ju nuk e dini asnjëherë por kam një dëshirë të madhe për ta bërë këtë. Ndoshta para detyrës te Uellsi kjo mund të ketë qenë ndryshe”, përfundon Giggs./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim