Sporti i tenisit ka vendosur që t’i përjashtojë ekipet kombëtare ruse dhe bjelloruse nga garat që i organizon ajo.
ATP dhe WTA, dy organizatat më të larta të tenisit në glob, e kanë marrë një pozicion të vështirë sa i përket sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ata e dënojnë ashpër sulmin rus, i cili po mbështetet edhe nga Bjellorusia, ndërsa shprehin solidaritet maksimal për popullin ukrainas, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, ekipet kombëtare të këtyre dy shteteve janë pezulluar nga garat ndërkombëtare.
Ndërsa, tenistët individualisht mund të marrin pjesë në këto gara si sportistë neutralë, pra s’kanë të drejt ta përdorin asnjë simbol të shteteve të tyre.
Ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi dhe do të zgjasë varësisht se kur do të përfundojë lufta dhe kur të kthehet normaliteti në ato zona. /Gazeta Express/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...