Real Madridi e zyrtrizoi para pak minutash transferin më të ri, Antonio Rudiger.
Dhe, pas zyrtarizimit që ia bëri klubi spanjoll, futbollisti gjerman e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka shprehur gëzimin dhe krenarinë që e ndien që do ta veshë fanellën e kampionit të ri spanjoll dhe evropian.
“Jam krenar dhe i nderuar t’ju njoftoj se do të luaj në Real Madrid. Jam super i elektrizuar për të gjitha sfidat që më presin dhe mezi pres të luaj me këtë klub të madh”, ka shkruar futbollisti i deridjeshëm i Chelseat.
“Los Blancos” e angazhuan 29 vjeçarin si lojtar të lirë pasi atij do t’i skadojë kontrata këtë muaj me klubin nga “Stamford Bridge”.
Rudiger do të jetë njëri nga përforcimet që do t’i bëjnë madrilenët në afatin kalimtar të verës.
Reali do të mundohet të jetë i suksesshëm edhe në sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti. /arbresh.info
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...