Real Madridi u mposht nga Barcelona mbrëmë në finalen e Copa del Rey me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.
Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes me Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit, ku tani ka kërkuar falje për sjelljen e tij.
“Definitivisht s’ka asnjë arsyetim për sjelljen time mbrëmë. Më vjen shumë keq për këtë. Luajtëm shumë mirë që nga pjesa e dytë e tutje”.
“Pas 111 minutash nuk isha në gjendje të ndihmoja ekipin tim më shumë dhe para fundit bëra një gabim. I kërkoj falje prapë gjyqtarit dhe të gjithëve që i kam zhgënjyer mbrëmë”, ka shkruar ai në Instagram.
Përveç Rudigerit me karton të kuq pas përfundimit të takimit u ndëshkuan edhe Lucas Vazquez dhe Jude Bellingham./Arbresh.info

Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...