Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e njëzet e një të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizaj, Ruben Silva Richards, i cili ia solli skuadrës së tij 3 pikë me shënimin e dy golave kundër FC Ballkanit, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 2:1.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Richards u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“Mendoj që ka qenë një ndeshje e mirë, një ndeshje normale ku ekipi funksionoi mirë mes vete. Unë shënova dy gola, por pa përpjekjen e madhe të futbollistëve të tjerë nuk do të ishte e mundur, andaj jam shumë mirënjohës.”
“Është një ligë shumë e mirë, me lojtarë taktikë, me kualitet shumë të mirë dhe qyteti e shteti i Kosovës janë shumë të mira. Bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe gjithçka është shumë bukur këtu.”
“Jam shumë mirënjohës. I kam shënuar dy gola, por gjithashtu janë futbollistët e tjerë në ekip të cilët po kalonin javë të vështira dhe mendoj personalisht që është një tjetër futbollist që ka bërë shumë mirë në këtë ndeshje; ai është kapiteni i ndeshjes, Mexhit Neziri, të cilit ia dedikoj këtë shpërblim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Haxhiu priti në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini
Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kos...
Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Shqipë...
Kurti pret në takim ambasadoren Blitt, riafirmohet partnerit...
Real Madridi detyrohet të kërkojë falje pas një postim me pë...
“I kam ruajtur lopët”, Londrimi flet për kohën p...