Drita po përgatitet për ndeshjen më të madhe në historinë e saj, atë ndaj Differdange 03 në play-off të Ligës së Konferencës, por pa kapitenin dhe liderin e mesfushës, Rron Broja.
Mesfushori mitrovicas u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj FCSB, një moment i papritur dhe i hidhur, pasi Drita tashmë ishte e eliminuar nga ajo përballje.
Ndërhyrja e tij në mes të fushës nuk dukej e rëndë, por gjyqtari reagoi menjëherë duke e përjashtuar – një vendim që tashmë i kushton shumë klubit nga Gjilani. Mitrovicasi është dënuar me dy ndeshje nga UEFA.
Tani, kur Drita hyn në dy ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj, mungesa e Brojës ndihet si boshllëku më i madh. Ai ka qenë jo vetëm motori i mesfushës, por edhe zëri udhëheqës i ekipit.
Megjithatë, skuadra ka besim se mund ta përsërisë suksesin e xhiros së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, kur pikërisht Drita eliminoi Differdange 03 : 1-0 në “Fadil Vokrri” dhe 3-2 në Luksemburg, duke hyrë në histori si klubi i parë kosovar që kaloi një raund në garën më të madhe në Evropë.
Këtë herë, përveç prestigjit dhe ëndrrës për grupe, në lojë janë edhe mbi 3 milionë euro shpërblim minimal nga UEFA – një shifër që mund ta transformojë klubin.
Por një gjë është e sigurt: rrugëtimi i Dritës drejt ëndrrës evropiane do të jetë shumë më i vështirë pa kapitenin Rron Broja në fushë. /Telegrafi/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...