Rrëfimi interesant i Drogbas

01:14 | 20 Nëntor 2015
M. A.

Didier Drogba ka shkruar një libër autobiografik, “Commitment”, që ka dalë në shitje këtë javë në Angli, ku nuk mungojnë rrëfimet interesante.

Në libër ish-sulmuesi i Chelseat bën publike disa histori mjaft interesante nga karriera e vet, ku bien në sy detaje nga karriera te londinezët.

Që kur shkoi nga Marseille në Londër, në vitin 2004, Drogba rrëfen se ishte aq i painformuar për futbollin anglez, saqë nuk e njohu fare kapitenin John Terry.

“Kur e pashë për herë të parë, m’u duk aq i ri, saqë mendova se ishte lojtar i marrë nga të rinjtë, për të fituar pak eksperiencë tek ekipi i parë. Vetëm kur pyeta kush ishte, një shok skuadre më tha që ishte kapiteni, John Terry”.

Drogba rrëfen edhe problemet që kishte me trajnerin Scolari, i cili dëshironte ta largonte.

“Scolari më tha në janar 2009 se dëshironte të blinte Adrianon nga Interi dhe se nuk më dëshironte në skuadër. I tregova gjithçka Roman Abramovichit dhe më tha: ‘Nuk bëhet fjalë të largohesh, kush ta tha këtë?’”.

Në 9 shkurt të vitit 2009 Scolari u largua nga puna.

Drogba rrëfen edhe një detaj kurioz nga ndeshja gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve në Barcelonë, në sezonin kur triumfoi Chelsea.

“Di Mateo tha që Ivanovic duhej të luante në qendër të mbrojtjes, por Bosingëa e kundërshtoi dhe tha se do të luante vetë në qendër, ndërsa më pas po na tregonte ku të luanim. ‘Nuk më intereson, do të luaj sulmues dhe mbrojtës i majtë’, i thashë”.

Më pas erdhi finalja e madhe në Mynih dhe Drogba tregon ngjarjen: “Kur pësuam gol nga Bayerni m’u prenë këmbët dhe po thosha ‘jo, jo, jo’. M’u afrua 24-vjeçari Juan Mata dhe më dha zemër: ‘Didier, mos u dorëzo, duhet të besosh’”.

Në fund Chelsea barazoi me një gol me kokë nga Drogba dhe në shtesë Robben humbi penallti.

Drogba kujton: “Fituam këndoren e parë në minutat e fundit të ndeshjes dhe David Luiz i tha Bastian Schëeinsteiger: ‘Shih tani, do të shënojmë’.

Më pas, kur do gjuante penallti Robbeni, unë e Lampard i shkuan afër dhe i thamë: ‘Robben, ti je një ish-lojtar i Chelseas, nuk mund të na shënosh. Mos e bëj këtë! Gjithsesi, e dimë si dhe ku do gjuash’. Gjuajtja e tij ishte shumë e dobët dhe Cech e priti lehtësisht”, tregon Drogba disa nga ngjarjet interesante.

Shpërndaje në rrjete sociale