Kosova luan ndeshjen e radhës miqësore ndaj Komoreve nesër me fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media ka dal selekori i kombëtares Foda, së bashku me Albion Rrahmanin, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi i Kosovës, hyri në lojë si zëvendësues në ndeshje ndaj Armeisë dhe shkëlqeu duke shënuar dy gola.
Ai foli rreth asaj performance si dhe paraqitjeve në vazhdim tek Kosova.
“Patjetër që është një shtysë shumë e madhe për mua dhe jam krenar që kam shënuar gola. Shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj Kombëtaren në maksimum. Patjetër që vij këtu për të luajtur dhe do të jap 100% sa herë të më jepet mundësia dhe do të mundohem ta tregojë veten në mënyrën më të mirë të mundshme që ta bind trajnerin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët tanë”, u shpreh Albion Rrahmani.
Kosova në atë ndeshje ku “Lewa” shënoi dy gola, triumfoi me rezultat 5-2 ndaj armenëve./Arbresh.info
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...