Amir Rrahmani nuk do të mundë ta ndihmojë Napolin në këtë fundjavë.
Qendërmbrojtësi kosovar u lëndua në ndeshje me Juventusin, të cilën napolitanët e fituan me rezultat 2:1.
Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se 30 vjeçari do të mungojë këtë të premte mbrëma kundër Torinos.
Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Veronës pësoi tërheqje muskulore të dielën që shkoi dhe trajneri Calzona s’do të mundë të llogarisë në shërbimet e futbollistit në duel me ekipin “Granata”.
\ Ndërkohë, napolitanët po mundohen ta rikuperojnë futbollistin për ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, e cila do të luhet të martën që vjen.
Edhe pse luajti për 65 minuta, Rrahmani ishte fenomenal ndaj Juventusit dhe u përfshi në formacionin e javës.
Përfaqësuesi kosovar u rikthye pak kohë më parë nga lëndimi, ndërsa forma e tij kishte rënie të lehtë, përpos ndeshjes me Juventusin, ku ishte protagonist. /Arbresh.info/
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...