Wayne Rooney nuk e dëshiron shërbimet e sulmuesit Luis Suarez në klubin e tij.
Tashmë trajner i DC United, Rooney ka folur për mundësinë që skuadra e tij ta transferojë ish-lojtarin e Barcelonës, Luis Suarez.
Wazza nuk e sheh uruguaianin si të duhurin për klubin e tij. Ajo që i duhet Rooney janë lojtarë të uritur për të triumfuar, bën të ditur ai.
“Unë e respektoj shumë Luis Suarezin – ai është lojtar i shkëlqyer – por ajo që dua unë janë lojtarë të uritur”, ka thënë Rooney.
“Dua lojtarë që vijnë në këtë klub dhe kanë shumë për të dhënë dhe mund të luajnë secilën ndeshje, të paraqiten në secilën stërvitje. Po punojmë shumë për të identifikuar profilin e duhur dhe jam i bindur se shpejtë do të njoftojmë lëvizjet e reja”, ka shtuar ish-sulmuesi anglez, shtoi Rooney. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...